Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Marinsat amerikanë kanë arrestuar dy nga bashkëpuntorët e afërt të klerikut radikal shiit Moqtada al-Sadr në Najaf. Arrestimet u bënë pas kërcënimeve të reja të pengmarrësve në Irak. Grupi i militantëve në Irak ka kërcënuar se do të ekzekutojë një peng britanik dhe një amerikan, nëse Shtetet e Bashkuara nuk i lirojnë nga burgjet femrat irakiene.
Grupi i njejtë ekzekutoi më parë një amerikan pasi kishte kaluar afati i dhënë për lirimin e të gjitha irakienevëe nga burgjet Abu Ghraib dhe Um Qasr. Ndërkohë, zyrtarë amerikanë kanë mohuar se në këto burgje po mbahen femra irakiene.
Nga Bagdadi gjithashtu njoftohet se një kompani turke e ndërtimit i ka ndërprerë të gjitha aktiviteteve në Irak pas rrëmbimit të 10 punëtorëve të vet në këtë vend.
Në zhvillime të tjera, një person është vrarë dhe disa janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në Bakuba.
XS
SM
MD
LG