Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Në fjalimin në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, presidenti amerikan George Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah popujve të Irakut dhe Afganistanit, derisa atyre t''u plotësohet dëshira për liri dhe siguri.
"Populli amerikan e respekton idealizmin, që i dha jetën kësaj organizate. I respektojmë të gjithë në Kombet e Bashkuara që angazhohen për paqen dhe të drejtat e njeriut, kudo në botë", tha presidenti Bush.
"E dijmë se diktatorët janë të shpejtë në zgjedhjen e agresionit, ndërsa popujt e lirë synojnë që dallimet t'i zgjidhin në paqe. E dijmë se qeveritë shtypëse e mbështesin terrorin, ndërsa qeveritë e lira i luftojnë terroristët atje ku janë. E dijmë se njerëzit e lirë e përqafojnë progresin dhe jetën, në vend që të bëhen rekrutë të ideologjive vrasëse", vazhdoi Bush, duke përkujtuar rastin e fundit tragjik në Osetinë Veriore:
"Fëmijët rusë asgjë nuk bënë për të merituar vuajtjet aq të dhimbshme, tmerrin dhe vdekjen. As banorët e Madridit dhe Jerusalemit, Stambollit dhe Bagdadit nuk bënë asgjë që të fitojnë vdekjen e papritur. Këto akte dhune i shkelin standardet e drejtësisë të të gjitha kulturave, dhe parimet e gjithë religjioneve. Në këtë luftë, popujt e qytetëruar janë së bashku dhe duhet t'i mundin këta vrasës", theksoi presidenti Bush, duke u bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të vazhdojnë t'i mbështesin demokracitë e reja.
XS
SM
MD
LG