Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ftoi liderët botërorë ti japin fund, siç e quajti ai, "mospërfilljen e pa cipë" të sundimit të ligjit.
Gjatë fjalimit të tij në asamblenë e përgjithshme, Annan është fokusuar në keqpërdorimin e sundimit të ligjit duke thënë se normat legale më së shumti janë keqpërdorur në Sudan, Izrael dhe Irak. Annan i është referuar sulmeve terroriste dhe rrëmbimeve në Irak sikurse edhe keqtrajtimeve të të burgosurve irakien nga ushtarët e Shteteve të Bashkuara në burgun Abu Ghraib në Irak.
"Në Irak, ne shohim të masakruar me gjakëftohtësi, përderisa punëtorët humanitarë, gazetarët dhe jo luftëtarët rrëmbehen për tu ekzekutuar më pas në mënyrën më barbare. Në të njejtën kohë në Irak kemi parë abuzimet më të turpshme me të burgosurit irakien", tha Annan.
Ai njëherësh ka përmendur edhe incidentin në Beslan të Rusisë të cilin e cilësi si "masakër çnjerëzore" me mbajtjen peng të nxënësve.
Sekretari i OKB-së tha se lufta kundër terrorizmit nuk duhet të cënoj, pa nevojë, lirinë civile.
Por pas takimit me presidentin amerikan George Bush kryeministri i përkohshëm i Irakut Iljad Allaui tha se terroristët janë ata që duan ta minojnë gjendjen në Irak dhe në rajon.
"Lufta në Irak në të vërtet nuk është vetëm luftë e Irakut. Është luftë e botës së qytetëruar kundër terroristëve dhe terrorizmit", tha kryeministri irakien Iljad Allaui duke shtuar se në Irak është shënuar progres i dukshëm që fatkeqësisht nuk është mbuluar si duhet nga mediat.
XS
SM
MD
LG