Ndërlidhjet

BAGDAD


Fati i dy të rrëmbyerve një britaniku dhe një amerikani ende mbtete i paqartë. Grupi i militantëve ka kërcënuar se do ti ekzekutojë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen gjatë ditës. Grupi i njejtë mbrëmë transmetoi një video-inçizim ku shihej ekzekutimi i një amerikani që mbahej peng, duke thënë se fatin e njejt do ta kenë edhe të rrëmbyerit e tjerë nëse Shtetet e Bashkuara nuk i lirojnë të gjitha femrat irakiene që po mbahen në burgjet Abu Ghraib dhe Um Qasr në Irak.
Ndërkohë, zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thanë se dy femrat e vetme irakiene që mbahen në burg janë ish zyrtare të qeverisë së Sadam Hyseinit.
Në zhvillime të tjera në Irak një makinë bombë ka shpërhtyer në Bagdad duke shkakëtuar vrasjen e një civili dhe plagosjen e disa atë tjerëve përfshier katër ushtarë të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG