Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD/NJU JORK


Ambasada amerikane në Bagdad ka kumtuar se nga autoritetet e Irakut ka marrë një trup pa kokë, por nuk ka zbuluar identitetin e viktimës. Grupi militant, Tawhid Wal Jihad dje ka thënë se ka vrarë me heqje koke edhe shtetasin e dytë amerikan që mbahej peng nga rrëmbyesit në Irak. Rrëmbyesit kërkonin lirimin e femrave irakiane të burgosura nga forcat e Shteteve të Bashkuara. Këtë vrasje mbrëmë vonë e dënoi preasidenti amerikan, George Bush.
- Këta vrasës dëshirojnë ta lëkundin gatishmërinë tonë. Ata dëshirojnë ta përcaktojnë fatin e popullit të Irakut. Ne nuk do të lejojmë këta terroristë që të vendosin për fatin tuaj dhe tonin, tha presidenti amerikan, George Bush, pas takimit me kryeminsitrin e Irakut, Iyad Allawi në Nju Jork.
XS
SM
MD
LG