Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Së paku 11 persona janë vrarë dhe më se 50 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i sotëm i një makine bombë në perëndim të Bagdadit. Ushtria amerikane ka thënë se ky ishte një aksion i kryer nga një sulmues vetvrasës me bombë. Prej zhvillimeve të tjera veçohen raportet sipas të cilave forcat amerikane, në përleshjet e sotme me përkrahësit e liderit radikal fetar shiit, Moqtada al-Sadr, në lagjen Sadr-City të Bagdadit, kanë vrarë 15 persona.
XS
SM
MD
LG