Ndërlidhjet

TIRANË


Qeveria e Shqipërisë planifikon që ti rrëzojë afro 300 hotele, restorante dhe kafene që janë ndërtuar pa leje përgjatë Detit Jon, ka thënë sot zëdhënësja e Ministrisë së Turizmit, Alida Cenaj. Ajo mëtutje ka shpjeguar se këto plane janë pjesë e projektit 10 vjeçar që synon që sektori i turizmit të jetë burim kryesor i të ardhurave. Me ndihmën e qeverisë gjermane, Shqipëria shpreson që në vitin 2012 ti ketë afro 1.25 milionë turistë.
XS
SM
MD
LG