Ndërlidhjet

LONDËR


Yusuf Islam, këngëtar i njohur i pop muzikës, më parë i njohur si Cat Stevens, tha se ishte shokuar kur e kishte parë veten në listën e atyre, të cilëve Shtetet e Bashkuara u kanë ndaluar hyrjen në vend.
Zyrtarët amerikanë dje i kishin urdhëruar Islamit të mos zbresë nga aeroplani, i cili nga Londra fluturoi në Uashington.
Zëdhënësi i Sigurisë së Brendshme Brian Doyle tha se Islami gjendej në listën e ndalim-fluturimeve "për shkak të aktiviteteve të tij, që mund të jenë të ndërlidhura me terrorizmin".
XS
SM
MD
LG