Ndërlidhjet

LONDËR


"Mos bashkëpunimi i Serbisë e Malit të Zi me Tribunalin e Hagës, ka bërë që komuniteti ndërkombëtarë ta humbë durimin sa që disa të mendojnë për masat që duhet ndërmarrë kundër tyre", paralajmroi ambasadori amerikan për krime të luftës Pjer Ricard Prosper pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë e Malit të Zi Vuk Drashkoviq në Nju Jork. Prosper, përsëriti kërkesën për kapjen e ish udhëheqësit ushtarak të serbëve të Bosnjes Ratko Mladiq ndërkohë që u diskutua edhe mundësia që katër gjeneralët e akuzuar nga Tribunali i Hagës të gjykohen në Serbi.
"Nëse Beogradi dëshiron që çështjen e bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës ta zgjedhë njëherë e përgjithmonë, duhet ta arrestojë Mlladiqin, dhe vetëm atëherë mund të flitet për gjykimet në Beograd, përfshier gjykimin e katër gjeneralëve" tha ambasadori Prosper.
XS
SM
MD
LG