Ndërlidhjet

LUBJANË/ZAGREB


Kryeministri i Sllovenisë, Anton Rop, ka deklaruar se Lubjana pas incidentit të djeshëm në kufirin me Kroacinë, më nuk do të përkrahë kandidaturën e Zagrebit për anëtarsim në Unionin Evropian. Policia kroate ka bërë të ditur dje se, për disa orë, ka arrestuar 12 politikan sllovenë, që kishin tentuar të kalonin kufirin shtetërorë në vendin që nuk është i paraparë për një gjë të tillë.
Sllovenët ishin duke u kthyer nga Mlini ku kishin vizituar Joshka Jorasin, politikan kontraverz slloven, që jeton në Kroaci, por që nuk e njeh sovranitetin e Kroacisë në atë pjesë kufitare.
Qeveria në Lubjanë lidhur me këtë incident ka protestuar kundër Kroacisë në disa institucione evropiane.
Ndërkohë, presidenti kroat Stipe Mesiq ka deklaruar se nëse kontestet si ky, nuk mund të zgjidhen me bisedime, atëherë duhet kërkuar arbitrazh ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG