Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, njëkohësisht ka lëvdruar dhe ka shfaqur brengosje për disa zhvillime në Libi gjatë një takimi me homologun e tij, ministrin e Jashtëm Raham Shalgan.
Burime të Stejt Departamentit kanë thënë se zoti Pauell ka lëvdruar Libinë për vendimin nga Dhjetori i kaluar për të hequr dorë nga armët e shkatërrimit në masë. Por, Pauell homologut libias i ka thënë gjithashtu se Uashingtoni është i brengosur për të drejtat e njeriut dhe për raportet sipas të cilave Libia ka qenë e ndërlikuar në një përpjekje për të vrarë princin saudit Abdul Aziz.
Ky takim ishte i nivelit më të lart në vitet e funit ndërmjet dy vendeve.
XS
SM
MD
LG