Ndërlidhjet

logo-print

MADRID


Kryetari i Parlamentit Evropian, Hosep Borel, ka deklaruar se Evropa nuk duhet të kuptohet si klub i të krishterëve" dhe se rastin e anëtarësimit të Turqisë në rradhët e Unionit nuk duhet shikuar si çështje religjioze.
Në konstatimin se disa vende evropiane kundërshtojnë anëtarësimin e një vendi mysliman në Unionin Evropian, Hosep Borel ka thënë se pranimi i Turqisë do t'i dëshmonte botës se Lindja dhe Perendimi mund të bashkëjetojnë.
Komisioni evropian më 6 Tetor kumton nëse do të jap mendim pozitiv për fillimin e bisedimeve për afrimin e Turqisë me Unionin, ndërsa vendimin përfundimtar për këtë çështje do ta marrin liderët e vendeve të Unionit Evropian në samitin që mbahet më 17 Dhjetor.
XS
SM
MD
LG