Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 7 civilë të vrarë dhe 11 të plagosur nga sulmet ajrore të ushtrisë amerikane ndaj caqeve të militantëve në qendër të Fallujas.
Ndërkaq gjashtë të tjerë të vrarë në sulme të ndryshme në disa qytete të Irakut.
Në një deklaratë të publikuar në internet, militantët kanë njoftuar për ekzekutimin e pengut britanik Keneth Bingley, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.
Nga ana tjetër kryeministri i Përkohshëm irakien Iljad Allaui ka ftuar anëtarët e Kombeve të Bashkuara ti lënë mënjanë mendimet e ndryshme rreth luftës në Irak për rrëzimin e Sadam Hyseinit, dhe të bashkohen për ndërtimin e një Iraku demokratik.
"Me ndryshimet që rrëzuan regjimin e Sadam Hyseinit, vendi ynë dhe mbarë bota është bërë më e sigurtë dhe një sërë vizionesh me qëllim të një bashkëpunimi frytdhënës, tashmë kanë dal në shesh", tha Allaui gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG