Ndërlidhjet

logo-print

KARAÇI, PAKISTAN


Trupat e Pakistanit kanë vrarë një person për të cilin autoritetet besojnë se mund të jetë një operativist i lartë i al-Qaedës dhe kanë arrestuar së paku dy persona të tjerë, gjatë një përleshjeje të armatosur që ka zgjatur afro katër orë në Pakistanin Jugor, kanë thënë burime të sigurisë. Ministri i brendshëm i Pakistanit, Ahmed Khan Sherpao nuk ka konfirmuar identitetin e të arrestuarve e as vrasjen e operativistit të dyshuar të al-Qaedës. Ai ka thënë se personat që janë arrestuar "me gjasë, kanë qenë të përfshirë në aktivitete terroriste brenda Pakistanit".
XS
SM
MD
LG