Ndërlidhjet

FLORIDA, SHTETET E BASHKUARA


Uragani Jeanne, gjatë ditës së sotme, ka shkaktuar dëme të mëdha në shumë shtëpi, ka zhvendosur pullaze, ka ndërprerë linjat e furnizimit me energji elektrike, duke lënë kështu afro një milion banorë pa rrymë. Poashtu nga të reshurat e mëdha janë vërshuar rrugët. Nga afro 3 milionë banorë, prej 17 milionëve sa ka Florida, është kërkuar që të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Agjencitë e lajmeve informojnë se ka edhe të atillë që nuk përfillin kërkesat për evakuim.
XS
SM
MD
LG