Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Prishtinë sot i filloi punimet Misioni I parë I Shteteve të Bashkuara për Tregëti dhe Industri, nën organizimin e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Qendrës Informative të Biznesit për Evropën Lindore dhe Qendrore të Departamentit të Shteteve të Bashkuara për Tregëti, Qeverisë së Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit. Qëllimi I këtij Misioni do të jetë identifikimi I bashkëpunimit në biznes, tregëti dhe investime në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Punimet e sotme, I hapi shefi I Zyrës Amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg, duke thënë se "Kosova, sikurse edhe ekonomitë tjera në tranzicion, duhet të vendosë lidhje të fuqishme me botën e jashtme për të mundësuar përparimin dhe suksesin".
XS
SM
MD
LG