Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Lufta ndërmjet kryengritësve dhe forcave të Shteteve të Bashkuara në Irak, është duke u përkeqësuar " tha sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell.
Pauell më tej shtoi se militantët duan të dëmtojnë procesin e mbajtjes së zgjedhjeve në Irak të paraparë për janar, por Shtetet e Bashkuara do ti shtojnë përpjekjet e tyre për ti luftuar ata.
"Kryesisht në trekëndshin e Sunnitëve në disa pjesë të Bagdadit dhe në Sadr City, ballafaqohemi me probleme të mëdha. Megjithatë, një gjë është e qartë, irakienët duan të votojnë kështu që kryengritësit duhet t'ju japin rastin atyre të votojnë. Ndërkaq ne nuk mund të qëndrojmë duke ju lejuar militantëve t'ju mohojnë këtë rast të mirë qytetarëve irakien", tha Pauell në Uashington.
XS
SM
MD
LG