Ndërlidhjet

BAGDAD


Akuzat kundër politikanit të njohur irakian, Ahmed Chalabi, për falsifikim të dinarëve irakianë, është mbyllur për mungesë të provave, ka thënë sot gjyqtari hetues, Zuhair al-Maliky. Por, ai ka shpjeguar se rasti do të mund të ri-hapej, nëse "brenda dy vitesh paraqiten prova të reja kundër Ahmet Chalabit". Akuzat për falsifikim të dinarëve irakianë ishin bërë nga Banka qendrore në fillim të muajit gusht të këtij viti. Ahmed Chalabi, që kryeson partinë politike Kongresi Kombëtar i Irakut, ishte njëri nga udhëheqësit e opozitës jashtë Irakut kundër Saddam Husseinit para luftës në Irak. Pas luftës kishte mospajtime të thella me Shtetet e Bashkuara, për shkak të akuzave se Iranit i kishte transmetuar informata sekrete.


DUBAI
Shembja në një konstruksion në ndërtim e sipër në aeroportin e Dubait ka shkaktuar vdekjen e së paku tetë vetave dhe ka plagosur shumë të tjerë, ka kumtuar zëdhënësi i firmës që po kryen punime në këtë aeroport. Këto punime po bëhen në kuadër të një zgjerimi të kapaciteteve të aeroportit të Dubait, që kapin shumën prej 4.1 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG