Ndërlidhjet

OHËR


Maqedonia nuk do të mund të hyjë në NATO deri në vitin 2010, nëse nuk e përfundon procesin e decentralizimit, ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shkup, Lorens Buttler. Nëse përgjigja në referendumin e 7 nëntorit do të jetë pozitive, atëherë kjo do të thotë se qeverisë do t'i duhet edhe një vit për hartimin e një ligji të ri për decentralizimin, dhe me këtë, do të tejkalohen afatet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ka thënë zoti Buttler. Këto komente ai i bëri në një seminar dyditësh të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, në Ohër, që përfundoi sot.
XS
SM
MD
LG