Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ish presidenti amerikan, Jimmy Carter thotë se përkundër disa ndërrimeve të parapara për eliminimin e problemeve gjatë votimit në Floridë, kushtet për zgjedhje korrekte në këtë shtet ende nuk ekzistojnë. Në një artikull të publikuar sot në të përditshmen Washington Post, zoti Carter shkruajti se "fakt shqetësues është se përsëritja e problemeve të vitit 2000 është e mundshme". Në zgjedhjet e kaluara, George Bush fitoi kundër Al Gore në Floridë me një përparësi prej 537 votash, që përfundimisht i dha atij presidencën.
XS
SM
MD
LG