Ndërlidhjet

logo-print

FALLUXHA


Një sulmues vetëvrasës ka aktivizuar materialin shpërthyes në veturën e tij në postbllokun e gardës Kombëtare të Irakut afër qytetit Falluxha, duke vrarë së paku tre pjesëtarë të gardës, ka kumtuar policia. Është raportuar edhe për disa të plagosur. Shpërthimi ka ndodhur sot në mëngjes në vendin Salkavija, që është 20 kilometra në veri-perëndim të Falluxhas. Agjencia AP informon se Garda Kombëtare e Irakut është në qendër të planeve të Shteteve të Bashkuara për ta marrë përgjegjësinë për siguri në këtë vend pas zgjedhjeve që parashihen të mbahen në janar të vitit të ardhshëm. Sipas kësaj agjencie, pjesëtarët e Gardës dhe ata të policisë vazhdimisht janë sulmuar nga kryengritësit, që po përpiqen ta shkatërrojnë procesin zgjedhor në Irak.
XS
SM
MD
LG