Ndërlidhjet

HAGË


Presidenti Pervez Musharraf ka mirëpritur informatat për vrasjen e një lideri të lartë të rrjetit al-Qaeda në Pakistan. "Ne kemi vrarë dhe kemi eliminuar njërin nga burimet kryesore të të kërcënimit terrorist. Jo vetëm që ai ishte i përfshirë në sulmet kundër meje por edhe në sulmet terroriste në mbarë vendin. Prandaj, një terrorist i madh është eliminuar", tha presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf gjatë qëndrimit të sotëm në Hagë. Dje, forcat e sigurisë së Pakistanit kishin kumtuar se kanë vrarë Amjad Hussain Farookin, që dyshohej se ishte zyrtar i lartë i rrjetit al-Qaeda në këtë vend.
XS
SM
MD
LG