Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


"Zgjedhjet janë një test për Kosovën, ndërkohë që vlerësimi i përmbushjes së standardeve prioritare do të mund të çojë drejt përcaktimit të statusit përfundimtar", ka thënë sot në Prishtinë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana. Ai ka thënë se pas zgjedhjeve UNMIK-u duhet të bartë më shumë përgjegjësi tek institucionet e Kosovës.
Me këtë rast, zoti Solana u ka bërë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhje.
"Mendoj se pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhje do të jetë në të mirën e tyre dhe unë ndihem kështu", tha Solana, sipas të cilit serbët duhet të bëhen pjesë e procesit dhe ata mund të jenë pjesë e procesit dhe e institucioneve vetëm duke marrë pjesë në zgjedhje.
Më pas zoti Solana ka takuar dhe do të takojë edhe udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues shqiptarë e serbë të partive politike.
XS
SM
MD
LG