Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në Prishtinë u nënshkrua marrëveshja për eliminimin e taksimit të dyfishtë për qarkullimin e mallrave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeadministratori i Kosovës Soren Jessen Petersen tha se kjo marrëveshje do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në nxitjen e marrëdhënieve ndërkombëtare ekonomike dhe të tregtisë". Ndërkaq, ministri shqiptar i Financave, Arben Malaj dhe ai i Kosovës Ali Sadriu ishin të mendimit se kjo marrëveshje do të ketë efekt shumë pozitiv për të dyja vendet në aspektin makroekonomik.
Kreu i UNMIK-ut Petersen paralajmëroi se edhe Maqedonia është dakorduar që së shpejti të nënshkruajë marrëveshjen për tregti të lirë me Kosovën.
XS
SM
MD
LG