Ndërlidhjet

TIRANË


"Pavarësisht nga disa përmirësime Shqipëria ende nuk ka mundur të kapërcejë momentin kur zgjedhjet përbëjnë fokusin kryesor të vëmendjes dhe burim për tensione politike", tha ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Osmo Lipponen, në ditën e tij të fundit të qëndrimit në Shqipëri, pas kryesimit të prezencës së OSBE-së prej dy vjetësh.
Sërish ambasadori Lipponen theksoi se dakordohet me vërejtjet e bëra në deklaratën e BE për Shqipërinë. Sipas tij që Shqipëria të ketë zgjedhje demokratike sipas standardeve duhet vullnet politik nga politikanët e të gjitha partive.
Raportin përfundimtar të OSBE, në lidhje me zhvillimet në Shqipëri gjatë dy vjetëve, Lipponen do ta paraqesë të enjtën në Vjenë. Qëllimi i këtij raporti sipas tij është që të tregojë se prezenca ka shprehur shqetësimet e saj për një sërë çështjesh që lidhen me zhvillimin demokratik dhe institucional të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG