Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Komisioni Evropian deklaroi se do të vazhdojë të ndihmojë rreth përgaditjeve për zgjedhjet e janarit në Irak. Zëdhënësja e këtij komisioni Ema Udvin, është përgjegjur ndaj shqetësimeve ndërkombëtare për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Irak, duke thënë se Bashkimi Evropian ka vullnet të fortë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.
"Ne do të vazhdojmë me përgaditjet për ta përkrahur procesin e zgjedhjeve në Irak. Poashtu do ti mbështesim edhe financiarisht këto zgjedhje por, shkaku i sigurisë, ende nuk kemi vendosur se në çfarë forme do të jetë monitorimi", tha Ema Udvin për të shtuar se çdo gjë duhet të jetë gati në arrtitjen e kushteve optimale për mbajtjen e zgjedhjeve në Irak.
XS
SM
MD
LG