Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


"Për sigurimin e zgjedhjeve presidenciale në Afganistan do të bëhet një kombinim i forcave ndërkombëtare atyre vendore si dhe udhëheqësve fisnore" i tha sot Këshillit të Sigurimit nënsekretari i përgjithshëm i organizatës së Kombeve të Bashkuara Jean Marie Guehenno.
Ai tha se zyrtarët në Afganistan nuk e përjashtojnë mundësinë e sulmeve në ditën e zgjedhjeve.
"Incidentet e shumëfishta në mbarë vendin, sidomos në ditën e zgjedhjeve nuk mund të përjashtohen. Duhet të ndërmerren të gjitha përpjekjet për të qenë të gatshëm të reagojnë ndaj sulmeve të mundshme, veçanarisht në vendvotime, gjatë transportimit të votave apo në qendrat e numërimit të votave ", tha Guehenno.
Zgjedhjet e para demokratike në Afganistan pritet të mbahen më 9 tetor.
XS
SM
MD
LG