Tetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi sot në afërsi të Gjakovës. Zëdhënësi i shërbimit policor të Kosovës, Refki Morina ka informuar se në mesin e të vrarëve është edhe një pjesëtar i policisë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalet në Prishtinë dhe në Gjakovë.