Ndërlidhjet

OSLO, NORVEGJI


Një person ka sulmuar dy pilotë dhe një udhëtar me një sopatë gjatë udhëtimit me një aeroplan në linjat e brendshme në Norvegji. Policia ka kumtuar se me këtë rast tre persona janë plagosur, por ata nuk janë në rrezik për jetë. Një zëdhënëse e policisë ka thënë se sulmi kishte ndodhur gjatë aterimit të aeroplanit. Pas aterimit të aeroplanit në Bodoe, sulmuesi është arrestuar, ndërsa udhëtarët e plagosur janë dërguar në spital.
XS
SM
MD
LG