Ndërlidhjet

SVILANOVIÇ:"KOSOVA RELATIVISHT SHPEJT E PAVARUR"


Goran SVILANOVIÇ, kryetar i Lidhjes Qytetare në Serbi


RADIO EVROPA E LIRË
Jeni anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin. Cili është misioni i juaj?

GORAN SVILANOVIQ
Komisioni i posaformuar ndërkombëtar për Ballkanin kryesohet nga ish – kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato dhe kryesisht përbëhet nga ish – kryetarët dhe kryeministrat e vendeve ballkanike dhe evropiane. Diku nga muaji Mars duhet pritur rekomandimet tona. Synojm që pas bisedimeve të zhvilluara dhe njohurive që kemi për rajonin të japim rekomandimet që do të shkonin në dy drejtime – te qeveritë e vendeve ballkanike dhe te Unioni Evropian. Pra, do të sugjerojmë rrugën më të shkurtër për anëtarësim të plotë të këtyre vendeve në Unionin Evropian.
Në fokusin e bisedimeve të Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin është Kosova, por edhe situata në Maqedoni, veçanërisht në kontekstin e referendumit.
Jemi në një fazë të rëndësishme kur do të hapet procesi i vendosjes për statusin e Kosovës. Sipas të gjitha gjasave bisedimet serioze për këtë çështje do të fillojnë në pranverën ose verën e vitit 2005. Do të jetë e rëndësishme që të gjithë në Serbi të kuptojnë se bisedimet do të jenë të rëndësisë esenciale dhe se do të kenë të bëjnë me statusin e ri që do të ketë Kosova.

RADIO EVROPA E LIRË
Si vlerësoni Ju – do të jetë Kosova e pavarur apo protektorat në plan afatgjatë?

GORAN SVILANOVIQ
Nuk kemi të bëjmë me vlerësim. Është krejt e qartë se relativisht shumë shpejt Kosova do të jetë e pavarur. Por, me rëndësi të madhe do të jetë pozita e të gjithë atyre që jetojnë atje - si do të rregullohet Kosova, si dhe sa do të decentralizohet dhe veqanërisht në çfarë pozite do të jenë serbët në Mitrovicë ose në enklava?
Aktualisht politikanët kryesorë në Serbi nuk janë të gatshëm t'u bëjnë të ditur qytetarëve se shumë shpejt Kosova do të ketë status të ri. Ata gjithashtu nuk janë të gatshëm të përfundojnë çështjen e bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, pra të arrestojnë dhe të dorëzojnë gjeneralët dhe të tjerët dhe kështu të eliminojnë këtë pengesë që drejtpërdrejt lidhet me zhvillimin e Serbisë.
Vetëm kështu ata më në fund do të fillonin të merreshin me çështjet që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve në Serbi.
Personalisht mendoj se gjithnjë përderisa nuk hiqet dorë nga kjo dramë, përkatësisht nga shmang-ja që seriozisht të bisedohet për Kosovën dhe kjo çështje të marrë fund, deri atëherë do të kemi politikanë që nuk do të jenë në gjendje të japin përgjegje për çështjet esenciale të jetës në Serbi.

Intervistoi: Milica LUÇIÇ - ÇAVIÇ
XS
SM
MD
LG