Ndërlidhjet

PRISHTINË


Tridhjetë e tre serbë që ishin larguar gjatë trazirave të marsit u kthyen sot në fshatin e tyre, që gjendet afro 60 kilometra në perëndim të Prishtinës, është kumtuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për zhvillim, që e menaxhon këtë projekt. Është thënë se të kthyerit, që janë pjesëtarë të 25 familjeve, do të jetojnë nën një kulm në këtë fshat, derisa të bëhet rindërtimi i shtëpive të tyre, që parashihet të përfundoj brenda 10 javësh. Ky projekt është pjesë e një programi të qeverisë së Kosovës, në një shumë prej më tepër se 14 milionë dollarë, e që ka për qëllim dhënien e ndihmave për kthim.
XS
SM
MD
LG