Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nënsekretari amerikan për Çështjet Politike Mark Grossman, ka deklaruar në Beograd se Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm në potencialin e Serbisë e Malit të Zi.
Grosman i ka bërë këto komente para takimit të delegacionit amerikan me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe civile në Serbi.
Grosman, i cili shoqërohet nga ambasadori amerikan për krime të luftës Pierre Richard Prosper, dhe ambasadori amerikan në Beograd Majkëll Pollt, e theksoi rëndësinë që Shtetet e Bashkuara ua kushtojnë organizatave joqeveritare. Në lokalet e "Iniciativës qytetare", Grosman atyre u porositi se janë pararendës të shoqërisë.
"Besoj që shpesh herë nuk jeni shumë të popullarizuar, por për atë që besoni dhe përpiqeni ta bëni, ju i prini shoqërisë suaj, dhe kjo është më e rëndësishme se popullariteti", tha nënsekretari amerikan i shtetit.
XS
SM
MD
LG