Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Zyrtarët amerikanë thanë se Damasku duhet të ndërmerr masa konkrete për të parandaluar hyrjen e militantëve në Irak nga territori i Sirisë.
Ndërkohë, aeroplanët luftarakë amerikanë sërish i bombarduan pozitat e kryengritësve në Fallujah, për të cilat ushtria tha se janë strehë e mbështetësve të jordanezit Abu Musab al-Zarqawit. Mjekët lokalë thanë se tre persona e kanë humbur jetën.
Grupi militant që besohet të jetë i al-Zarqawit e ka pohuar përgjegjësinë për sulme të shumta dhe pengmarrje në Irak, ndërsa tani kërcënon ta ekzekutojë edhe britanikun Keneth Bigley.
Kryeministri britanik Tony Blair tha se qeveria do të përgjigjet nëse rrëmbyesit kërkojnë të kontaktojnë.
"Ne nuk mundemi të kontaktojmë me ta. Ata fare s'kanë bërë përpjekje të kontaktojnë me ne. Por nëse këtë e bëjnë, ne menjëherë do të përgjigjeshim", tha Blair, duke shtuar se megjithate nuk do të negociojë me rrëmbyesit.
Nga Bagdadi gjithashtu njoftohet edhe për shpërthimin e një automjeti bombë, që la të paktën dy irakienë të vrarë dhe dhjetra të plagosur.
XS
SM
MD
LG