Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe rivali demokrat John Kerry sot do të përballen në debatin e parë televiziv, duke u dhënë mundësinë votuesve amerikanë që t'i shohin dy kandidatët presidencialë të ulur njëri pranë tjetrit.
Në debatin 90-minutësh, ata pritet të përballen me politikën e jashtme amerikane, e cila me gjasë do të përqëndrohet në Irakun dhe terrorizmin.
Kerry pritet ta sulmojë Bushin për invazionin në Irak pa mbështetjen e plotë ndërkombëtare, dhe planifikimin e pamjaftueshëm të zhvillimeve që pasuan.
Ndërkaq Bushi pritet ta sulmojë Kerryn për ndryshimin e pikëpamjeve të tij lidhur me luftën në Irak.
XS
SM
MD
LG