Ndërlidhjet

PRAGË


Më shumë se 100 ish politikanë dhe politikanë aktualë nga mbarë bota, kanë shkruar një letër të hapur, në të cilën e kritikojnë presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Ata e akuzojnë Putinin për minimin e demokracisë dhe kthimin e Rusisë në të kaluarën e saj autoritare. Në mesin e nënshkruesve janë ish presidenti i Çekisë, Vaclav Havel, ish kryeministri i Suedisë Carl Bildt, senatorët amerikanë, republikani John McCain dhe demokrati Joseph Biden.
Letra vjen si reagim ndaj masave që Putin i ka ndërmarrë pas krizës në Beslan.
XS
SM
MD
LG