Ndërlidhjet

PRISHTINË


Nënsekretari i Departamentit Amerikan të shtetit për çështje politike Mark Grosman ka inkuruajuar sot serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit, megjithatë ai ka thënë se vendimin përfundimtarë duhet ta marrin ata vetë.
Grosman nuk ka komentuar pasojat e mospjesëmarrjes së tyre në zgjedhje, por ka potencuar se tërë lidershipi kosovar pas zgjedhjeve ka shumë punë për të bërë në krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja dhe përmbushjen e standardeve.
"Pavarsisht vlerësimt që Grupi i Kontaktit i ka bërë përbushjes së standardeve në Kosovë, institucioneve të Kosovës u mbetet edhe shumë punë për të bërë" vlerësoi Grosman.
"Mendojë se është thelbësore përsëritja e deklaratës së Grupit të Kontaktit pasi që definon një Kosovë të cilën ne po e kërkojmë, një Kosovë tolerante, multietnike dhe demokratike tha Grosman për të shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkrahjen e tyre për institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.
XS
SM
MD
LG