Ndërlidhjet

BEOGRAD


Nënsekretari amerikan i shtetit për çështje politike Mark Grosman paradite ka qëndruar për vizitë në Beograd.
Pas bisedimeve që i ka zhvilluar me presidentin Boris Tadiq dhe me ministrin e Jashtëm Vuk Drashkoviq, zoti Grosman ka deklaruar se ai shpreson se liderët në Beograd do të gjejnë forma për të inkurajuar serbët e Kosovës që të dalin në zgjedhjet e Tetorit.
Ai ka vënë në pah se presidenti Boris Tadiq gjatë bisedimeve i ka kërkuar garanca për sigurinë e serbëve në Kosovë dhe ka shtuar se presidentit të Serbisë i ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare mbështesin këtë kërkesë.
Zoti Grosman gjithashtu ka ftuar Beogradin që të veprojë më shpejtë për kapjen e Ratko Mlladiqit dhe 4 gjeneralëve të akuzuar për krime lufte.
XS
SM
MD
LG