Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Disa bomba kanë shpërthyer gjatë ditës në dhe përreth Bagdadit, duke lënë të vrarë së paku 46 veta, dhe afro 200 të plagosur.
Shumica e viktimave besohet të jenë fëmijë të cilët ishin mbledhur në ceremoninë e hapjes së një ujësjellësi në jug perendim të Bagdadit kur shpërthyen dy bombat e para.
Disa minuta më vonë, në afërsi të Gardës Kombëtare Irakiane shpërtheu një tjetër makinë bombë. Shpërthime u shënuan edhe në afërsi të Abu Ghraibit ku u vranë 2 policë irakien dhe një ushtarë amerikanë, si dhe në qytetin Tal Afar ku mbetën të vrarë 4 irakien dhe 16 të tjerë u plagosën.
XS
SM
MD
LG