Ndërlidhjet

ZGJEDHJET AMERIKANE DHE DEBATET TELEVIZIVE


Don HILL


Më 26 Shtator të vitit 1960 senatori amerikan Xhon Kenedi dhe pastaj nënpresidenti Riçard Nikson u ballafaquan në debatin presidencial televiziv.
Për herë të parë, amerikanët kishin rastin që të shohin kandidatët nga dy partitë më të mëdha të debatonin drejtpërdrejt për çështjet e atëhershme aktuale.
Atbotë brengë kryesore ishte Lufta e Ftohtë dhe çështja e kundërvënjes komunizmit.
Në paraqitjen e tij televizive Xhon Kenedi pos tjerash kishte thënë:
"Çështja është nëse liria mund të mbahet nën rrezikun e sulmeve nga më të ndryshmet. Unë mendoj se po dhe kjo do të varret nga ajo që ne do të bëjmë. Është koha që Amerika të ecën përpara", kishte thënë Xhon Kenedi.
Riçard Nikson kishte thënë se ndante mendimin me Kenedin për rëndësinë e rolit të Amerikës në çështjet ndërkombëtare:
"Shumë prej nesh pajtohen me ate që thotë senatori Kenedi. Çështjet tona të brendshme kanë ndikim të jahtëzakonshëm në pozitën tonë ndërkombëtare", kishte thënë me atë rast Riçard Nikson.
Vëzhguesit kishin vlerësuar se ky debat kishte vënë në epërsi Xhon Kenedin ndaj Riçard Niksonit.
40 vjet më vonë shumë gjëra kanë ndryshuar. Por, diskutimet ende vazhdojnë në temën se deri në ç'masë debatet televizive kanë ndikim në epilogun e zgjedhjeve.
Alen Lihtman është ligjerues i historisë politike në Universitetin e Uashingtonit dhe në këtë temë thotë:
"Debatet aktualisht nuk kanë aq ndikim sa mendohet. Votuesit edhe pas debateve televizive nuk ndryshojnë qëndrimet e tyre në masë të madhe. Por, ato mund të kenë ndikim të madh në rastet kur dallimi ndërmjet kandidatëve është i vogël, siç ishte rasti me zgjedhjet e vitit 2000", thotë
Lihtman.
Një analist tjetër amerikan, Leo Ribufo, thotë se debatet televizive janë të rëndësishme për faktin që votuesve u ofrojnë mundësinë që për çështje të caktuara nga kandidatët presidencialë të dëgjojnë përgjegje të drejtpërdrejta dhe aty për aty. Por, ai vë në pah edhe disa efekte tjera të debateve televizive:
"Me vetë ritualin e shtrëngimit të duarve ndërmjet kandidatëve, debatet i kontribuojnë unitetit nacional. Efekti tjetër ka të bëjë me fokusimin e vëmendjes së opinionit te fushata zgjedhore", thotë analisti Leo Ribufo.


XS
SM
MD
LG