Ndërlidhjet

logo-print

MIAMI/FLORIDA


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe sfiduesi i tij për Shtëpinë e Bardhë, senatori John Kerry, u ballafaquan në debatin e parë parazgjedhor.
Tema ishte politika e jashtme, dhe më shumë se një orë nga debati 90-minutësh iu kushtua Irakut.
Bushi dhe Kerry shpesh kritikuan njëri tjetrin lidhur me invazionin amerikan në Irak. Kerry vazhdimisht e akuzoi Bushin se u vërsul në luftën në Irak dhe e dobësoi rrugën diplomatike për neutralizimin e presidentit irakien Saddam Hussein.
Bushi disa herë e ripërsëriti besimin e tij se Iraku është fronti qendror në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, dhe se në kohë të luftës, presidenti amerikan nuk mund të luhatet apo mbështetet tek aletët kundërshtarë të luftës.
XS
SM
MD
LG