Ndërlidhjet

SAMARRA


Trupat amerikane dhe forcat irakiene kanë hyrë në qytetin Samarra dhe kanë marrë kontrollin nga kryengritësit në ndërtesat qeveritare dhe të policisë.
Shtetet e Bashkuara nuk dhanë detaje për luftimet e zhvilluara gjatë natës, por mjekët lokalë dhe policia e Irakut thanë se të paktën 20 njerëz janë vrarë dhe 35 janë plagosur.
Operacioni në Samarra vijoi një ditë pas vrasjes së 46 njerëzve dhe plagosjes së 200 të tjerëve në vargun e shpërthimeve rreth Baghdadit. Përgjegjësinë për shpërthimet e mori grupi militant i jordanezit Abu Musab al-Zarqawi, por njoftimi ende nuk është verifikuar.
Në Xhakartë, ministria e Jashtme tha se në Irak janë rrëmbyer dy shtetase të Indonezisë.
XS
SM
MD
LG