Ndërlidhjet

GAZË


Të paktën dy palestinezë janë vrarë nga predha e një tanku izraelit në kampin e refugjatëve Xhabalia.
Incidenti ndodhi një ditë pas vrasjes së 24 palestinezëve dhe 5 ushtarëve izraelitë në Rrypin e Gazës.
Dore Gold këshilltar i kryeministrit Ariel Sharon ka thënë se Izraeli ka sulmuar grupin që ka hedhur predha në teritorin e Izraelit.
"Nëse autoritetet palestineze kanë dështuar në kontrrollimin e teritorit që është nën jurisdikcionin e tyre, Izraeli do të bëjë krejt ç'është e mundur për të ndalur kërcënimet ndaj familjeve izraelite atje", ka thënë Dore Gold.
XS
SM
MD
LG