Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian Javier Solana ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Boris Tadiq dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica, t'u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 tetorit.
Në letrën dërguar dy udhëheqësve serbë, Solana thekson se nga UNMIK-u, KFOR-i dhe Qeveria e Kosovës "është siguruar se mbrojtja e pakicave është shqetësimi kryesor në Kosovë".
"Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare plotësisht e ndajnë përcaktimin e tillë, që siguria t'u garantohet të gjitha pakicave në Kosovë ", ka thënë Solana.
XS
SM
MD
LG