Ndërlidhjet

O. IVANOVIQ: TË MËRKUREN OSE TË ENJTEN VENDIMI PËRFUNDIMTAR


Oliver IVANOVIÇ, deputet i koalicionit "Kthimi"


EVROPA E LIRË
Zoti Ivanoviq, koalicioni "Kthimi" nuk ka marrur ende vendim lidhur me pjesmarrjen e serbëve në zgjedhje. Cilat janë arsyet pse nuk keni ende vendim definitiv?

OLIVER IVANOVIQ
Ne jemi të vetëdijshëm se këto nuk janë vetëm zgjedhje të zakonshme, siq kanë qenë tri zgjedhjet e mëparshme të organizuara në Kosovë. Këto janë shumë më tepër dhe para së gjithash kur tash është më se e qartë se në vitin 2005 do të fillohet me bisedimet për statusin përfundimtar. Është mjaftë e sigurtë se bisedimet për status do të përfundojnë menjëherë. Mirëpo pikërisht për shkak të ndjenjes së përgjegjësisë të serbëve të Kosovës, nuk mundemi ne që vet të marrim vendimin sikurse që as në bisedime nuk mund të marrim pjesë vetëm. Do të thotë është e domosdoshmë që për këtë të kemi përkrahjen e popullatës e po ashtu edhe të Qeverisë së Beogradit.

EVROPA E LIRË
A i keni shqyrtuar si koalicion politik edhe pasojat eventuale nëse serbët nuk do të dalin në zgjedhje, pasi që do të mund të humbasni vendet e përfaqësimit në Parlament dhe në organet tjera të Kosovës?

OLIVER IVANOVIQ
Po e kemi shqyrtuar mjaftë seriozisht edhe këtë opsion se çka do të ndodhë në rast se nuk do të dalim. Problemi më i vogël është ajo se ne do t’i humbim vendet. Problemi më i madh është se numri më i madh i popullatës serbe në pjesën qëndrore të Kosovës do të ndihet tërësisht i braktisur dhe i lënë pas dore dhe nuk do të ketë përfaqësues të vet përmes së cilëve do të kumonikoj si dhe nuk do të ketë kujt t’i drejtohet për ndihmë apo kujt t’i ankohet. Në këtë situate do të krijohet ndjenja e jo kompetencës dhe kam frikë se njerëzit do të fillojnë të largohen një nga një nga enklavat në pjesën qëndrore apo edhe nga pjesa perëndimore e Kosovës. Kjo do të jetë pasoja më e madhe.

EVROPA E LIRË
Z. Ivanoviq si e vlerësoni ju deklaratën e ish-shefit të diplomacisë serbo-malazeze Svilanoviq, i cili thotë se Kosova së shpejti do ta fitoj pavarësinë?

OLIVER IVANOVIQ
Nuk kam shumë çka të komentoj këtu. Kuptohet se në pjesën më të madhe të botës zgjidhjet aq të lehta nuk janë shumë të pranueshme, por në të njejten kohë e dimë se ndonjë zgjidhje e lehtë dhe e shpejtë nuk do të sjellë stabilitet në afat më të gjatë. Për këtë arsye mendoj se deklarata e zotit Svilanoviq është diskutabile.

EVROPA E LIRË
Cila do të jetë e ardhmja e koalicionit “Kthimi” nëse definitivisht do të vendosni që të mos dilni në zgjedhje?

OLIVER IVANOVIQ
Vendimi nuk është marrur ende, por nëse të gjithë vendosim për bojkotim, atëherë kuptohet se koalicioni “Kthimi” si i tillë më nuk do të ekziston, por do të mbeten individët dhe partitë që kanë qenë në përbërje të koalicionit. Koalicioni sigurisht se do të vazhdoj me aktivitetin e vet apo punën politike, por dyshoj se kjo mund të jetë aq efikase siq do të mund të ishte si një koalicion i përbashkët i serbëve si dhe në rastin po të ishim në institucione.

EVROPA E LIRË
A mendini se thyerjet eventuale në koalicion do të kishin efekte edhe në mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë?

OLIVER IVANOVIQ
Nuk jam shumë i sigurtë se ka përçarje. Mendoj se këto janë disa incidente individuale të dizenjuara. Ato personalitete që nuk kanë mbajtur një politikë konsekuente dhe nuk i janë përmbajtur qëndrimit të përbashkët të koalicionit ata edhe de fakto nuk janë pjesë e koalicionit. Prandaj nuk do të doja të flas për përqarjet. Këtë unë e shoh më tepër si shprehje e pikpamjeve të rezervuara dhe zemërimeve në lidhje me atë se si ne të ndikojmë në zgjidhjen e statusit të Kosovës. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe është vështirë që cilido në skenën politike ta marrë barrën mbi vete.

EVROPA E LIRË
A prisni që javën tjetër të dilet me përgjigjen definitive qoftë nga Beogradi apo edhe nga koalicioni lidhur me pjesmarrjen në zgjedhje?

OLIVER IVANOVIQ
Po presim që të mërkuren apo të enjtën më së voni të merret vendimi.

Intervistoi: Zijadin GASHI

XS
SM
MD
LG