Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zëdhënësi i UNMIK-ut Georgy Kakuk tha sot se ende janë duke pritur përgjigjje zyrtare nga qeveria e Serbisë, lidhur me pjesëmarrjen ose jo të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 23 tetorit. Kakuk duke iu referuar deklaratave të sotme të kryeministrit serb Vojisllav Kostunica, i cili ka kërkuar nga serbët kosovarë që të mos marrin pjesë në zgjedhje, ka thënë se nuk do t’i marrin parasysh deklaratat e bëra vetëm në media.
“Ne e kemi bërë të qartë se po presim një përgjigjje zyrtare dhe jo nëpërmjet mediave”, ka thënë për radion "Evropa e Lirë" zëdhënësi i UNMIK_ut Georgy Kakuk.
Ai ka shtuar se kurdo që të merret vendimi për pjesëmarrje në zgjedhje do të ketë mundësi teknike që serbët të votojnë.
XS
SM
MD
LG