Ndërlidhjet

ZAGREB


Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia i filluan ushtrimet e përbashkëta ushtarake, "mburoja e Adriatikut", që do të zgjasin dy javë. Ky ushtrim po mbahen në terrenet afër qytetit Slunj në Kroacinë qendrore. Këto tri vende ballkanike janë nënshkruese të "kartës së Adriatikut", që ishte e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara, që parasheh përpjekje të përbashkëta për anëtarësim në Nato. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do ti mbështesin këto tri shtete në përpjekjet e tyre për tu integruar në aleancën veri-atlantike.
XS
SM
MD
LG