Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar arritjen e fitores në luftimet e fundit në qytetin Samarra. Gjenerali amerikan, John Batiste sot i ka përshkruar operacionet si "të suksesshme".
Duke folur lidhur me këto operacione, ministri i brendshëm i Irakut, Falah al-Naqib tha:
-Bandat terroriste që e terrorizonin popullin e këtij qyteti janë çrrënjosur nga garda Kombëtare dhe policia e Irakut të mbështetura nga forcat e koalicionit.

Është kumtuar se gjatë operacioneve në Samarra janë vrarë afro 125 kryengritës dhe 88 të tjerë janë zënë. Gjysmëhëna e kuqe e Irakut sot ka shprehur shqetësime lidhur me viktimat civile dhe për mungesën e ushqimit dhe të ujit të pijshëm në këtë qytet.
XS
SM
MD
LG