Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një pjesëtar i policisë së Kosovës është therrë me thikë për vdekje, në një fshat afër Pejës, ka informuar sot zëdhënësi Zeqir Kelmendi. Ai ka informuar se polici 37 vjeçar, Xhavit Muçolli vdiq nga plagët e marra në gjoks. Ai ishte sulmuar mbrëmë, ndërsa kishte vdekur në spital. Në momentin e sulmit ai nuk ishte në detyrë. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar 6 persona të dyshuar. Nuk dihen motivet e këtij sulmi. Agjencia AP informon se prej themelimit të shërbimit policor të Kosovës, para pesë vitesh, ky është rasti i shtatë i vrasjes së një polici.
XS
SM
MD
LG