Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Struck, arriti në Kosovë për një vizitë trupave gjermane në kuadër të KFOR-it. Në Aeroportin e Prishtinës Struck u takua me kryeadministratorin e Kosovës, Soren Jessen-Petersen. Siç mësohet, Struck në agjendën e tij, nuk ka paraparë kurrfarë takimesh protokolare me udhëheqësit e institucioneve vendore e ndërkombëtare, dhe kryesisht do të përqëndrohet në vizitat në terren, të monumenteve kulturore dhe fetare në qytetin e Prizrenit. Struck pritet që t’ju bëjë edhe një vizitë objekteve të dëmtuara gjatë trazirave të marsit.
XS
SM
MD
LG