Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Kancelari gjerman, Gerhard Shreder tha se mbështet përpjekjet e Turqisë për anëtarsim në Bashkimin Evropian.
"Besoj që është në interes të Evropës për të mbështetur përpjekjet e Turqisë. Ky është rast unik në rajon, për ti kombinuar islamizmin jo fundamentalist me vlerat evropiane. Një gjë e tillë e plotëson stabilitetin në Turqi dhe në Evropë", tha Shreder pas takimit me kryeministrin e Turqisë Recep Tayip Erdogan.
Ky i fundit tha se "anëtarsimi në familjen evropiane ka rëndësi të madhe si për Turqinë ashtu edhe për Bashkimin Evropian".
"Anëtarsimi i Turqisë në Bashkimin Evropian do të thotë pajtim i civilizimeve brenda Bashkimit Evropian", tha Erdogan.
XS
SM
MD
LG